Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikëkalimit kufitar në Mërdare për mallrat nga Serbia.
Sipas ambasadës italiane, kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit.
“Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal, të paraparë nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE-, i inkurajuar nga Plani i Rritjes”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Italia tha se “qasja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ia vlen”.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim dje që ta zëvendësojë masën e sigurisë për mallrat serbe. Kryeministri Albin Kurti tha se nga masat janë ndërruar nga “kufizim” në “kontroll të shtuar”
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës