Disa persona raportohet se janë paraqitur mesditën e sotme me simptoma helmimi në spitalin e Peshkopisë.
Policia e Dibrës në një njoftim paraprak, bën me dije se mes personave që kanë shfaqur shenja helmimi ka edhe disa të mitur.
“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit. Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, njoftojnë autoritetet.
Pritet që në përfundim të hetimeve nga policia të ketë edhe informacion më të detajuar për atë çfarë e ka shkaktuar helmimin masiv në Dibër./A2
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...