Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte.
Osmani tha se populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës, teksa shprehu gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme.
“Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Së paku 15 njerëz kanë vdekur në Bosnje dhe Hercegovinë, si pasojë e përmbytjeve që e kanë kapluar vendin.
SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...