Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënon dhunën e deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Një ditë pas akteve të dhunës, ndërkombëtarët bëjë thirrje për dialog mes palëve politike dhe jo shkatërrim.
“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.
Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”.
Po ashtu pas kaosit, dhunës fizike dhe verbale si dhe djegies së karrigeve në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste ka depozituar këtë të martë kërkesën për masën ndëshkimore për deputetët e opozitës
Seanca e së hënës do të duhet t’i shërbente Kuvendit të Shqipërisë për të adresuar në këtë institucion problemet e qytetarëve. Burime sugjerojnë se kërkesa synon të adresojë këtë situatë duke kërkuare përjashtimin e deputetëve përgjegjës për një kohë të caktuar me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla. Sekretariati i Etikës pritet të caktojë ndëshkimet e demokratëve ditën e mërkurë.
Reagimi i plotë:
Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike./abcnews
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...