Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka bërë të ditur se nga nesër (e hënë) fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në kryeqytet.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se kuzhina dhe kabineti i artit në këtë shkollë janë gati.
“Kuzhina dhe kabineti i artit në SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë janë gati! Nesër, fillojmë mësimin gjithëditor. Nxënës të dashur, ju jeni në qendër të çdo vendimi që marrim. Ne punojmë për t’ju siguruar kushtet më të mira të mësimit, sepse ju jeni e ardhmja jonë”, shkroi Rama./Arbresh.info
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje