Këtë verë, Manuel Neuer njoftoi tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Gjermanisë duke i dhënë fund një karriere të gjatë mbi një dekadë me ‘Pancerët’.
Megjithatë, zëvendësuesi i tij në ekipin kombëtar, Marc-Andre Ter Stegen, ka pësuar së fundmi një lëndim të rëndë që ia ka humbur sezonin.
Pavarësisht kësaj, Neuer nuk po mendon të dalë nga pensioni dhe të rikthehet te Kombëtarja e Gjermanisë.
Anëtari i Bayernit ka thënë se Gjermania ka dy portierë të mëdhenj si Oli Baumann dhe Alex Nubel dhe nuk ka nevojë për tu shqetësuar.
“Ne kemi të paktën dy portierë të mëdhenj me Oli Baumann dhe Alex Nübel. Janë gjithashtu Bernd Leno dhe Kevin Trapp, i cili aktualisht është i dëmtuar. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar,” tha Neuer kur u pyet për këtë temë.
Neuer luajti 124 herë për Gjermaninë përpara se të vendoste të linte futbollin ndërkombëtar për t’u fokusuar në karrierën e tij në Bayern. /Telegrafi/
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...