Ministri i Punëve të Brendshmë të Shqipërisë, Ervin Hoxha është takuar sot kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran.
Në një postim në Facebook, Hoxha tha se kanë diskutuar për projektet që janë zbatuar dhe për projektet e reja në fushën e sigurisë gjatë sezoneve turistike, trajnimin e Njësive Alpine për ndërhyrje në raste fatkeqësish natyrore dhe edukimin e të rinjve për t’u qëndruar larg dukurive e aktiviteteve kriminale, shkruan Arbresh.info.
Në takim Hoxha theksoi se përfshirja për herë të parë e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë në procesin e ardhshëm zgjedhor ishte gjithashtu një temë e rëndësishme e diskutimit të përbashkët.
“I shpjegova Ambasadorit Tarran detyrimet që ka Ministria e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të Kodit Zgjedhor. Gjithashtu, vlerësova bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme të OSBE-së lidhur me trajnimet për procesin zgjedhor.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron