Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, Elsa Toska, ka dhënë sot dorëheqje nga detyra.
A2 CNN raporton se ka mësuar që Toska i ka paraqitur dorëheqjen kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj dhe se ka sqaruar se motivacioni lidhet me arsye personale të saj.
Me largimin e Toskës, Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në organikë për të funksionuar normalisht.
Elsa Toska u bë pjesë e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019, ku emri i saj u votua në Kuvend me 105 vota pro dhe 2 kundër.
Gjyqtarja ka një CV të pasur dhe pas kalimit të vettingut, pasi ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vjetësh në Gjykatën Kushtetuese.
Më 12 shkurt të këtij viti, Toska kaloi me sukses vettingun duke u konfirmuar në detyrë.
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...