Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani ka bërë bashkë politikën dhe në nderim të figurës së tij, Kuvendi ka njoftuar mbajtjen e homazheve në sallën e seancave plenare ditën e sotme prej orësh 10:00 deri në 12:00.
Ndërkohë Partia Demokratike ditën e sotme e ka shpallur ditë zie në nderim të figurës së Bogdanit dhe ka anuluar të gjitha takimet politike në të gjithë vendin, duke nisur nga dita e djeshme deri në përfundim të ditës së sotme.
Po ashtu, flamujt në selinë qendrore të PD dhe në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë.
Gerti Bogdani u nda nga jeta një ditë më parë si shkak i një arresti kardiak. Ndarja e parakohshme e tij në moshën 44 vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe opinionin publik.
Të shumta ishin reagimet dhe shprehjet e ngushëllimeve nga bashkëpunëtorët e tij politik, por edhe të kampit kundërshtar politik. Bogdani e nisi karrierën politike në radhët e Partisë Demokratike kur kandidoi për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi asokohe. Ai ka mbajtur edhe pozicionin e drejtuesit të forumit rinor të PD si dhe deputet në dy legjislatura./RTSH/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...