Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u njoh me lajmin e vdekjes së ish-deputetit të PD, Gert Bogdani gjatë një konference që po mbante për media. Në fjalën e tij Berisha, e cilësoi lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëpunëtorit të tij si një lajm të zi dhe shokues.
Ai tha se vdekja e parakoshme në moshën 45-vjeçare e Gert Bogdanit, është një humbje e madhe jo vetëm për PD-në, por për gjithë shoqërinë shqiptare, për vlerat që ai mbartte si politikan dhe si qytetar.
“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara, ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitjen, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.
Kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA.
Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat, por dhe çdo qytetar që e ka njohur, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.
Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te cdo qytetar e mik e shok, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Geri Bogdani. Ju ftoj të ngrohemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD-së”.
Gert Bogdani ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë e një arresti kardiak, teksa ishte duke konsumuar kafe në një hotel në kryeqytet./euronews.al
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...