Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit me titull “Doctor Honoris Causa” të gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë.
Ai në Facebook tha se Gjeneral Cavoli do të cilësohet gjithmonë si miku i shqiptarëve, shkruan Arbresh.info.
“Për kontributin e paçmim të komandantit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes lidershipit strategjik, përkushtimit ndaj bashkëpunimit transatlantik dhe veçanërisht vëmendjes që Aleanca e NATO-s i ka kushtuar Evropës, Gjeneral Cavoli do të cilësohet gjithmonë si miku i shqiptarëve”, ka shkruar Maqedonci.
Tutje ministri ka thënë se përderisa bota është në përballje me krizën, Kosova po qëndron krah Aleancës së NATO-s dhe Komandant Cavolit në misionin për mbrojtjen e Ukrainës. Ai ka shtuar se Kosova po ofron mbështetjen e pakursyer brenda kapaciteteve në dispozicion.
Ceremonia për nderimin e gjeneralit Cavoli është mbajtur nga Universiteti Evropian i Tiranës./Arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh