Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar rritje pagash, duke paralajmëruar se nuk do të kryejnë më shërbimet e tyre nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka theksuar se, pavarësisht nënshkrimit të pagës minimale prej 350 eurosh nga qeveria, këta punëtorë vazhdojnë të marrin vetëm 275 euro.
“Duam t’i tregojmë fytyrën deputetëve dhe qeverisë që, edhe përkundër nënshkrimit të pagës minimale prej 350 euro, këta punëtorë që punojnë këtu marrin pagë 275 euro” ka theksuar ai.
Sipas tij, përkundër bisedimeve të shumta nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe punëtorët tash kërkojnë pagë prej 550 eurosh.
Punëtorët paralajmërojnë se nuk do të rifillojnë shërbimet e tyre përderisa nuk nënshkruhet një kontratë që garanton pagën e kërkuar prej 550 eurosh.

Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...
Kllokot, në prag të Kurban Bajramit ndalohet një person me d...
Një qytetari në Zubin Potok i priten drunjtë në pyll, aktivi...
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin