E veçanta e këtij viti në Shkodër padyshim është rritja e konsiderueshme e vizitorëve sidomos në muzete e qytetit. Euronews Albania vizitoi dy nga muzetë më identifikues së historisë së Shkodres dhe bisedoi me drejtuesit e tyre.
Në muzeun e “Dëshmisë dhe Kujtesës” deri më tani e kanë vizituar afro 5 mijë vizitorë me rreth 20% më shumë se vitin e kaluar.
“Çdo vit numri i vizitorëve rritet, domethënë është një trend rritës i cili nuk ndalet që nga periudha e Covid 19. Duhet thënë që numri turistëve vjen gjithnjë në rritje dhe vjen e zgjerohet gjithnjë e me shume shtrirja gjeografike pothuajse nga të gjitha rajonet e botës. Në krahasim me vitin e kaluar kemi një rritje më 20% dhe besoj se në fund të vitit do të jetë një shifër e përgjithshme e kënaqshme”, tha Pjerin Mirdita, drejtues i muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës.
Historitë personale janë ato që tërheqin më së shumti turistët.
“Ajo qe çdokujt i bën përshtypje është hapësira e burgut që ka qenë në funksion në këto ambjente . Po ashtu bëjnë shumë interes historitë personale të njerëzve. Duhet kuptuar që ato histori që shqiptarët, qytetarët e Shkodrës kanë vuajtur gjatë diktaturës komuniste janë diçka e cila përbën një përshtypje te madhe për njerëz të cilët vijnë nga një jetë komode”, tha Pjerin Mirdita, drejtues i muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës.
Edhe në muzeun “Oso Kuka”, vizitorët janë të shumtë. Fluksi është I njëjtë me vitin e kaluar, I cili shënoi rekordin e viizitueshmërisë në këtë muze.
“Ne jemi në përfundim të pikut por jo të sezonit në përgjithsi ku duhet të them që vetëm me statistikat e muajit gusht në sistemin e muzeumeve se bashkise se Shkodres jemi vizituar nga 4500 vizitorë dhe nga pikëpamja e 8-mujorit kanë vizituar rreth 23500 vizitorë të cilët përbëjnë pothuajse të njëjtën shifër që kemi pasur gjate vitit të kaluar i cili është konsideruar si një bum turistik”, tha Sokol Parmezani – drejtues i muzeut “Oso Kuka”.
Nisur nga prenotimet duket se edhe shtatori premton shifra të larta, ndërsa bie në sy interesi i turistëve të huaj./euronews.al/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...