Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun tha sot se “negociatat” janë zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund luftërave në Rripin e Gazës dhe Ukrainë, duke iu drejtuar ushtrisë dhe zyrtarëve nga e gjithë bota që marrin pjesë në një forum në Pekin.
“Për të zgjidhur çështje të ndjeshme si kriza e Ukrainës dhe konflikti izraelito-palestinez, zgjidhja e vetme është promovimi i paqes dhe negocimi”, tha Dong gjatë Forumit të Sigurisë Xiangshan.
“Nuk ka kurrë një fitues në luftëra dhe konflikte, përballja nuk të çon askund ,” vazhdoi ai.
Forumi Xiangshan po pret më shumë se 500 delegatë nga më shumë se 90 vende dhe do të zgjasë tre ditë, sipas mediave shtetërore. Në axhendë janë marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në, siguria e Europës dhe Azisë dhe kërkesat e sigurisë së botës shumëpolare.
Midis të ftuarve është Michael Chase, ndihmës sekretari amerikan i mbrojtjes, disa ditë pas takimit të zyrtarëve amerikanë dhe kinezë./abcnews.al
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit