Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha ka thënë se Qeveria shqiptare vijon të investojë për rritjen e aftësive digjitale të fëmijëve, duke zgjeruar programin e kodimit në shkolla.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në këtë vit të ri shkollor, 200 shkolla në të gjithë vendin janë pajisur me 216 laboratorë SMART, shkruan Arbresh.info.
“Mbi 35 mijë fëmijë në arsimin fillor kanë mundësinë të mësojnë përmes platformave interaktive, ndërkohë që Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është integruar në kurrikulën e re shkollore.”, ka shkruar ai.
“Në dy vitet e ardhshme, SmartLab-et do të zgjerohen edhe në 654 shkolla të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm”, përfundoi Hoxha./Arbresh.info/
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari