Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare aktori James Earl Jones, i cili ia dha zërin legjendës së “Star Wars”.
Aktori amerikan James Earl Jones, i cili u bë i famshëm për zërin për personazhin Darth Vader, por edhe për karrierën e tij të pasur në teatër dhe film, vdiq të hënën, njoftoi përfaqësuesi i tij.
“U prehsh në paqe babi”, ka shkruar aktori Mark Hamill, i cili ka luajtur Luke Skyëalker në operën hapësinore të George Lucas.
Jones konsiderohej si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit në botë. Ai ishte një nga të paktët që ka fituar EGOT (Emmy, Grammy, Oscar, Tony). Jones ka marrë dy çmime Primetime Emmy, një çmim Grammy dhe tre çmime Tony dhe iu dha një çmim Oscar Nderi./abcnews.al
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...