Dy persona raportohet të kenë mbetur të vrarë me armë zjarri këtë të martë në Roskovec të Fierit.
Burime të Tv Klan bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan, në rrethana dhe për shkaqe momentalisht të panjohura.
Autor i dyshuar i krimit të rëndë është A.K 49 vjeç. Ky i fundit mësohet se është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Altin Kuka. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Fierit në një informacion paraprak për mediat.
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...