Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes një kamioni dhe një autobusi në rrugën Carralevë-Duhël.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se të lënduarit janë dërguar në QKMF në Suharekë ndërsa theksoi se pasi autobusi është rrokullisur kanë intervenuar zjarrfikësit për ti nxjerrë pasagjerët.
“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...