Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media ka komentuar aktakuzën për ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin për të cilin thotë se kjo aktakuzë tregon se gjykata më e rëndësishme në vend ishte e kapur nga shteti.
Ai gjatë konferencës ka thënë se falsifikimi i nxjerr nga Gjykata Kushtetuese lidhet me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë që ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Me këtë dëshmohet se si Gjykata Kushtetuese është kapur nga pushteti dhe drejtuesi i saj Enver Hasani nën drejtimin e së cilit janë marr shumë vendime të rëndësishme për vendin”, ka thënë Ymeri
Ymeri ka shtuar se kjo dëshmon se ky shtet është i kapur dhe se Kushtetuesja është e kapur po ashtu.
“Kemi 3 lloj shkeljesh sepse kuptohet se ka pas marrëdhënie mes Hasanit- Jahjagës dhe Zhbogarit që ky vendim të ec tutje ndonëse janë shkel ligjet e Kushtetueses”, ka thënë Ymeri, duke theksuar më pas se Zhbogar i cili ka ndërhy në këtë proces e që përpos që ka shkel kodin diplomatikë e ka shkel edhe kushtetutën, e po ashtu edhe Enver Hasani i ka shkel rregullat duke u përfshirë në këtë shkelje të madhe.
Ymeri ka përmendur edhe disa raste të marra nga Gjykata Kushtetuese e udhëhequr nga Hasani e njëri prej tyre edhe ai i 26 gushtit vitit 2014 për çështjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës i cili sipas tij pamundësojë formimin e Qeverisë./Arbresh.info
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...