Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ka thënë se sot nisi viti i ri shkollorë me shkolla të reja e të rikonstrukturuara si dhe me përgjegjësi më shumë për Policinë e Shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha tha se “Paketa e Sigurisë në Shkolla” është një garanci më shumë për sigurinë, përcjell Arbresh.info
“PaketaeSigurisënëShkolla, një garanci më shumë për sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe një shtysë për më shumë bashkëpunim mes Policia e Shtetit, 240 Oficerëve të Sigurisë në Shkolla, nxënësve, stafeve pedagogjike dhe bordit të prindërve”, ka shkruar Hoxha.
“Si Ministër i Brendshëm jam shpresëplotë se ky vit i ri shkollor do të jetë i mbarë, i sigurt, kjo edhe falë mbështetjes së nxënësve e gjimnazistëve për të luftuar së bashku fenomenet negative që tentojnë të depërtojnë në shkolla”, shtoi ai.
“Uroj gjithë nxënësit në gjithë vendin sukesese në rrugën e dijes, dhe garantoj prindërit dhe qytetarët se Ministria e Brendshme do të bëjë gjithçka që parametrat e sigurisë të arritura deri sot, t’i përmirësojmë akoma më tej, për të krijuar një ambient edhe më të sigurt, duke garantuar të ardhmen e vendit tonë”, shkroi Hoxha./Arbresh.info
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit