Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë tha se, Rugova e drejtoi Kosovën drejt vizionit euroatlantik.
Osmani gjatë fjalimit të saj tha se Rugova ndërtoi ura besimi në vlera të përbashkëta.
“Rugova e drejtoi Kosovën drejt vizionit euroatlantik. Rugova ishte simbol i shpresës njeri që besonte në besën e fjalës. Ai e kuptoi se rrugëtimi i shtetësisë nuk mund të bëhej i vetëm dhe ai ndërtoi ura besimi në vlera të përbashkëta”, u shpreh presidentja.
Osmani tha se shtatorja e tij duhet të shërbejë për brezat e ardhshëm për një Kosovë që përqafon të ardhmen./Arbresh.info/
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...