Në fshatin Dumosh të Podujevës është bërë përurimi i shkollës së re “Musli Dumoshi”.
Në përurimi e këtij objekti po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci e kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Këtu kryeministri Kurti tha se në këto klasa do të rriten e ndritën mendjet e reja. U shprehe se për të përmirësuar kushtet arsimore çdo vit e kemi rritur buxhetin për arsim. Ai po ashtu tha se do të vazhdojnë te rrisin mbështetjen e shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve e sipas tij përkrahja do te jetë e pandërprerë.
Ndërkohë, vlera financiare e kësaj shkolle është mbi 580 mije euro.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shprehe se vazhdojnë të punojnë çdo ditë për ofrim e kushteve më të mira për nxënësit. Ajo tha se beteja jonë tani është për avancimin dhe shkollimin e fëmijëve tanë.
Kryetari i komunës së Podujevës , Shpejtim Bulliqi foli për investimet në këtë shkollë. Tha se ky projekt ka filluar në qershor të 2023 dhe është realizuar me komplet buxhetin e Komunës./rtk
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...