Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e dytë para ndeshjes me Rumaninë.
Dardanët dhe rumunët do të përballen të premten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se “stërvitja e dytë e Kombëtares sonë do të mbahet sot në Kampin Nacional në Hajvali në orën 11:00”.
Ndërkohë, edhe Kombëtarja e Kosovës U21 është duke u përgatitur për ndeshjen me Izraelin, ndeshje kjo që do të luhet më 10 shtator në Hungari.
Dardanët e rinj stërvitjen e radhës do të mbajnë sot pasdite në stadiumi ‘Agron Rama’ në Obiliq, seancë që nis në orën 17:00./rtk/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran