Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator në ora 13:00, në Podujevë do të bëhet përurimi i shtatores së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtimi Bulliqi, përcjell Arbresh.info.
“Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale. Me vendosjen e kësaj shtatore ne po nderojmë një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova, si simbol të qëndresës, urtësisë dhe vizionit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Bulliqi theksoi se në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, bashkëpunëtorë të ish-Presidentit
Rugova, familjarë të tij dhe qytetarë nga treva e Llapit e gjitha trevat shqiptare./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...