Selena Gomez nxiti më tej thashethemet për fejesë, duke qenë se u pa së fundmi me një unazë ari në gishtin e saj.
Aktorja e serialit, “Only Murders in the Building” u fotografua duke dalë nga një metro në Los Angeles dhe unaza prej floriri në gishtin e saj u dallua teksa ajo mbante telefonin në duar, shkruan Page Six.
Ajo ishte veshur shumë thjesht për daljen e pasdites, një bluzë të përditshme dhe geta të zeza teksa ecte me kufje në veshë.
Më pak se dy javë më parë, Gomez nxiti thashethemet për fejesë kur ndoqi në TikTok një kompani për planifikimin e dasmave.
Ajo tash e një kohë të gjatë është në lidhje me producentin e njohur Benny Blanco. /Telegrafi/
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...