Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka folur përpara gazetarëve për kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së.
“E kam të vështirë të flas për veten. Kryeministri më ka dhënë një pozicion shumë të madh. Është një negociat shumë e rëndësishme dhe më lejoni që të mos i ushtroj kolege të mi presion. Shpresoj që t’i shërbej Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera”.
Sa i përket, procesit të votës së emigrantëve, Hasani u shpreh:
“Ka qene një angazhim i kahershëm i qeverisë dhe ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në radhë me identifikimin e numrit të shqiptarëve kudo ku janë. Është një proces shumë i vështirë dhe ne po përpiqemi. Ka pasur një angazhim përmes e Albania dhe numri ka qene i vogël, rreth 8 mijë shqiptarë. Ne e dimë që 8 mijë shqiptarë jetojnë vetëm në një qytet të Francës.
Është i rëndësishëm si proces dhe të angazhohemi për të gjithë emigrantët shqiptarë. Nga ana tjetër kemi dhe angazhim për shqiptarët e diasporës që kanë pasaporta të vendeve ku jetojnë dhe ne kemi si synim që ata të kenë mundësinë si të gjithë të tjerët”./abcnews.al
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028
Presidenca: Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës...