Bernard Berisha ka konfirmuar se në ndeshjen e fundit të Akhmat Grozny, ka pësuar lëndim të rëndë.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se do t’i nënshtrohet një operacioni sa më shpejtë që do të është e mundur, shkruan Arbresh.info.
“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj. Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë, inshallah” – ka shkruar Berisha.
32-vjeçari më herët ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës, ndërsa është pritur që të grumbullohet edhe për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Nations League, mirëpo pas këtij lëndimi të rëndë nuk pritet të jetë pjesë e listës së “Dardanëve”. /Arbresh.info
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet