Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.
Kështu tha kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve që u hap në Tiranë, ngjarje kjo e cila do të zgjasë 3 ditë.
Gjithashtu bëhet e ditur se Shqipëria do të presë 44 liderë evropianë më vitin 2025 në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, zhvillimi i këtyre samiteve të rëndësishme në Tiranë as nuk mund të imagjinoheshin më parë, raporton Tch.
“Shqipëria vitin tjetër do të mikpresë liderët e 44 vendeve evropiane nga Britania në Ukrainë apo nga Suedia e Norvegjia në Turqi vitin e ardhshëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sa e rëndësishme është për ne që jemi një vend i vogël që të përfaqësohemi me volumin më të lartë të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm, na jep mundësinë që ne të jemi mikpritës i Samitit të NATO-s vitin 2027, as që mund të imagjinoheshin vite më parë”.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...