Një 21-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Fier, pasi është përfshirë në një aksident.
Sipas njoftimit të policisë, duke drejtuar një motomjet pa targa, është përfshirë në një aksident me një motomjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
“Policia Rrugore arrestoi shtetasin 21 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, pasi duke drejtuar një motomjet pa targa, është përfshirë në një aksident me një motomjet tjetër. Nga aksidenti kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...