Drejtësia në Rumani e ka vendosur sërish në arrest shtëpie influencuesin Andrew Tate ndërsa autoritetet hetojnë akuza të reja, të rënda, duke përfshirë akte seksuale me të mitur dhe trafikimin e të miturve.
Prokurorët kishin kërkuar që Tate të caktohej në paraburgim për 30 ditë, ashtu si edhe vëllai i tij Tristan.
Vendimi i gjykatës në Bukuresht ka qenë përfundimisht që Tate të vendoset në arrest shtëpiak, ndërsa vëllai i tij do të jetë nën mbikëqyrje të posaçme gjyqësore.
Hetimi i ri përfshin gjithsej 35 viktima të supozuara, duke përfshirë një person që ishte 15 vjeç në atë kohë. Në një deklaratë, agjencia rumune kundër krimit të organizuar tha se gjithsej gjashtë persona, rumunë dhe të huaj, ishin arrestuar.
Vëllezërit Tate janë akuzuar më parë për trafikim njerëzor dhe janë në pritje të gjykimit për ato akuza, të cilat ata të dy i mohojnë. Sipas autoriteteve rumune, vëllezërit
Tate iu afruan vajzave vulnerabël , të cilat më pas i pritën në vende të ndryshme dhe i detyruan të prodhonin materiale pornografike për në internet./abcnews.al
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...