Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë njoftuar se sot kanë qenë mysafirë në familjet të cilave iu ndërtuan shtëpitë në veri të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se këto dy familje dhe të tejra janë bërë me shtëpi të reja pas 25 vitesh “vuajtjesh e rezistencë për të mos lëshuar pronën e tyre nga presionet e shumta të grupeve kriminale me dirigjim nga Beogradi”, shkruan Arbresh.info.
“Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se janë mbi 200 shtëpi të tjera të cilat do të fillojnë të ndërtohen nga 1 shtatori, së bashku me Shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’.
“Janë 6 shtëpi nga thirrja e parë, 21 nga thirrja e dytë dhe 11 nga MMPHI, të cilat janë ndërtuar për familjet përfituese të cilat nuk kanë pasur mundësi të banojnë në pronat e tyre. Ndërkohë, janë mbi 200 shtëpi të tjera të cilat do të fillojnë të ndërtohen nga 1 shtatori, së bashku me Shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’, për familjet të cilat më në fund po realizojnë ëndrrën e tyre për të jetuar në pronat e veta. Banimi i sigurt është e drejtë e cila po realizohet për banorët e këtyre komunave përmes programeve të Qeverisë për ndërtimin e shtëpive”, shkroi Kransiqi.
Ndërkaq, Sveçla shpërndau postimin e Krasniqit në Facebook, duke shtuar: “Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore”./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...