FC Zurich ka reaguar pas ngjarjes skandaloze që kishte ndodhur në ndeshjen ndaj Zug, ku edhe pse shënuan fitore, kryefjala ishte ngjarja mes babait të Labinot Bajramit i cili kishte gjuajtur trajnerin me qadër pas zëvendësimit të të birit të tij vetëm pas pak minutave që e kishte inkuadruar atë.
19-vjeçari është dënuar që të degradohet në u/21, kështu ka bërë të ditur klubi me anë të një njoftimi.
“Për shkak të mosdisiplinës së tij dhe përgjigjes së tij vulgare ndaj udhëzimeve taktike të trajnerit, ai u transferua menjëherë përkohësisht në ekipin U21 në FC Zurich,” njoftoi klubi.
LEXO EDHE:
Po ashtu babai i Bajramit është dënuar, pasi ishte ai që e gjuajti me çadër trajnerin Moniz.
Babai i Bajramit është dënuar me ndalim disa vjeçar në stadiumet e gjithë Zvicrës, gjithashtu i ndalohet hyrja në ambientet e kompleksit sportiv FCZ.
Sipas mediumit zivceran Blick, babait duhet të pres edhe një ndjekje penale.
Ndërsa ishte raportuar se trajneri është shprehur se do të largohet pas kësaj ngjare të tmerrshme. /Arbresh.info
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...