Chelsea ka nisur sezonin e ri në Premier League me humbje 2-0 ndaj Manchester Cityt në “Stamord Bridge”.
Ndërkohë skuadra londineze është kritikuar për transferimet e shumëta të cilat nuk po kanë sukses, shkruan Arbresh.info.
Madje nëpër rrjetet sociale kanë filluar talljet se si po shkojnë stërvitjet e londinezëve me aq shumë lojtarë.
E pas gjithë kësaj rrëmuje ka reaguar trajneri, Enzo Maresca.
Ai tha se është duke punuar vetëm me 21 lojtarë e asnjë më tepër.
“Nuk jam duke punuar me 42 lojtarë. Unë jam duke punuar me 21 lojtarë”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se nuk ka rrëmujë në stërvitje.
“15-20 lojtarët e tjerë po stërviten veçmas. Unë nuk i shoh ato. Nuk është një rrëmujë siç duket nga jashtë. Absolutisht jo”, shtoi tutje Maresca.
Teksa dha një mesazh të qartë për të gjithë ata që nuk i ka në plan për sezonin e ri.
“Ata mund të kenë edhe 20 vjet kontratë, nuk është qëllimi im. Nuk më intereson”, potencoi Maresca.
Së fundmi Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e portugezit Joao Felix, kurse ndeshjen e radhës e luan ndaj Servettes së Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Uefa Conference League./Arbesh.info/
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...