Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Mesazhi i cili përmbante frazat: “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi,” është vetëm një nga shumë rastet e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve që janë bërë pjesë e përditshmërisë në këtë qytet.
Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se këto mesazhe janë një tregues i rritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve në Bujanoc.
“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”, ishte mesazhi i vendosur, për të cilin Kamberi ka thënë se nuk është i vetmi dhe gjuha e urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj shqiptarëve në Bujnoc është bërë përditshmëri.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...