Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur me një incident, ku janë përfshirë edhe mundësit e ekipit kombëtar, Zelimkhan Abakarov dhe dyshja Islam Dudaev e Chermen Valiev, të cilët ia dolën të fitonin dy medaljet e para në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Parisit.
Sportistët dhe stafi i Federatës së Mundjes kanë qenë duke dalë nga dera kryesore e institucionit, kur disa protestues i janë drejtuar me gjuhë agresive dhe fyese.
Mundësit dhe trajneri i tyre ishin duke realizuar disa foto te bashkia, por janë kundërshtuar nga protestuesit e opozitës, të cilët i kanë akuzuar se “po përdoren nga Erion Veliaj”.
Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet se policia ka krijuar një mur ndarës mes protestuesve dhe mundësve të natyralizuar si shqiptarë, të cilët largohen pas disa momentesh të tensionuara. Sportistët u larguan pasi realizuan fotot pavarësisht kundërshtive të demokratëve, shkruan A2 CNN.
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën