Një lojtar i Francës nuk mori medalje olimpike për shkak të një rregulli që shumë pak persona janë në dijeni e që është implementuar nga FIFA.
Francë në shtëpinë e saj arriti që të kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike nën udhëheqjen e legjendës Thierry Henry.
Por ata e humbën medaljen e artë pasi pësuan ndaj Spanjës me rezultat 5-3 në një ndeshje dramatike e cila shkoi në vazhdime.
‘Gjelat’ u desh të kënaqeshin me medaljen e argjendtë dhe blerja e re e Bayernit, Michael Olise, me shpejtësi e largoi atë nga qafa.
Sidoqoftë, njëri nga bashkëlojtarët e tij nuk mori medalje fare, me Theo De Percin që u ngjit në podium së bashku me kolegët e tij, por pa shfaqur asgjë.
Portieri 23-vjeçar i cili aktivizohet nga Auxerre, ishte ftuar nga Henry për Lojërat Olimpike.
Megjithatë, ai ishte në listën e pritjes dhe do të ftohej vetëm në rast të ndonjë lëndimi, pasi Franca paraprakisht kishte përzgjedhur katër lojtarë për atë pozicion.
Sipas The Mirror, rregullat citojnë se në mënyrë që një lojtar të marr medalje, ai duhet të jetë të paktën në bankën rezervë dhe De Percin nuk e plotësoi këtë kusht.
“Në rast se një lojtar në listën e pritjes zëvendëson një lojtar dhe paraqitet në listën e ekipit të parë, ky lojtar do të jetë në gjendje të marr një medalje nëse ekipi i tij përfundon i pari, i dyti ose i treti në garë, së bashku me lojtarin që është zëvendësuar”, thuhet në artikullin 30.1 të rregullave në Lojërat Olimpike.
Spanja në anën tjetër i dhuroi 22 medalje për futbollistët e saj aty ku edhe zgjedhja e tretë e portës Alejandro Iturbe mori një të tillë./Telegrafi/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...