Punimet në urën e Ibrit kanë vazhduar edhe të martën, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj.
Punëtorët janë parë duke e lyer urën, përkatësisht pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj, nën praninë e disa njësive të KFOR-it, ku karabinierët italianë kanë vëzhguar situatën.
Një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës, sipas Ministrisë së Mjedisit, pritet të dalë sot, pasi është bërë testimi me kamionë të ngarkuar rëndë.
Hapjen e urës e kanë kundërshtuar ShBA-ja dhe BE-ja, duke e cilësuar vendim të njëanshëm të Qeverisë./Arbresh.info/
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...