Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari, në prezantimin e masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, tha se ndërtimi i kompleksit memorial Adem Jashari është obligim ndaj qindra e mijëra vizitorëve anekënd trojeve shqiptare që vizitojnë Prekazin dhe kthehen të mbushur me krenari dhe se është hap i shumëpritur për të parandaluar dëmtimin edhe më të madh të kullave.
“Por vizitorët nuk e fshehin as dëshirën e madhe që të shohin një kompleks të konservuar, një muze funksional dhe modern dhe me hapësira më të mëdha për të kaluar kohë me familjet e tyre”, tha Jashari.
Jashari tha se gjithçka që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998, sipas tij, është dëshmi e krimeve që ndodhën në Kosovë, nga regjimi serb mbi popullsinë civile, por edhe dëshmi, siç tha ai, e vendosmërisë, luftës, sakrificës dhe heroizmit që ndodhi anëkënd vendit.
“Jo vetëm Kompleksi Memorial “Adem Jashari” por edhe të gjitha të tjera memoriale të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme, sakrificës civile dhe heroizmit të burrave, grave, djemve e vajzave që edhe në moshë të re u vunë shërbim të vendit duke mos i kursyer as jetët e tyre”.
Bekim Jashari tha se duhet ta zhvillojmë një kompleks që të na njohë bota.
“Duke e ndërtuar këtë kompleks, le t’i tregojmë botës për historinë tonë të lavdishme, t’i dëshmojmë për luftën e drejt dhe jetën e re që kemi ndërtuar si një shoqëri demokratike, shembull për shtetet dhe shoqërinë në rajon. Të bashkohemi siç na kanë mësuar të parët tanë për ta jetësuar amanetin e dëshmorëve të lirisë, për një Kosovë që siguron mirëqenie, siguri e liri për të gjithë ata që jetojnë në të”, deklaroi ai./rtk/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...