Elbasani po kthehet gjithnjë e më shumë, një ndër destinacionet e preferuara për turistët të cilët janë të apasionuar pas historisë dhe kulturës.
Muret e lashta të kalasë dhe objektet e kultit dhe historike brënda saj krijojnë një ndjesi të vecantë për çdo turist që shkel për herë të parë në qytetin e që i lind dëshira për t’u rikthyer.
Një ndër pikat e preferuara për turistët mbetët “Xhamia Mbret” që daton në vitët 1417. Muret e saj ende janë të forta dhe të mirmbajtura duke i dhënë mundësi turistëve eksplorimin e saj të plotë.
Myftiu i Elbasanit Agim Duka në një intërvistë për RTSH 24 shprehet se vitet e fundit vëren një shtim të numrit të turistëve të cilët kanë interes për të parë ose njohur xhaminë e kalasë, mes tyre ka edhe shumë vizitorë nga Lindja e Mesme.
Stafi i myftinisë është përpjekur që pranë Xhamisë të ketë dhe persona të cilët mund të prezantojnë historikun e kultit fetar për turistë të cilët nuk janë të shoqëruar udhërrëfyes./rtsh.al
Aro Muric pranë La Ligës? Klubi spanjoll futet fuqishëm në g...
KQZ: 23 subjekte dorëzojnë listat, 4 parti mbesin jashtë afa...
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...