“Gjikuria, nënkryetar i bashkisë”, Tavo: Propozimin e kam me sinqeritet, jo për propagandë
Kandidati socialist për zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, sot në mbylljen e fushatës zgjedhore, bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Blendi Klosin, janë takuar me banoret e zonës së Himarës, para zgjedhjeve të së dielës.
Gjatë fjalës së tij Tavo propozoi kandidatin e PD-së, Petro Gjikuria për nënkryetar bashkie.
Kandidati për kryetari në Himare, u shpreh se propozimi i tij është i sinqertë dhe jo për propagandë.
“E kam shprehur, propozoj Petro Gjikuria si nënkryetar bashkie. Propozimin e kam me sinqeritet, jo për propagandë. Kush do mund t’i bashkohet programit tonë për Himarën dhe himarjotët. Për propozimin që dhashë s’ka pse t’i ngel kujt qejfi pasi Himara është e të gjithëve. Të majtëve dhe të djathtëve. Kush ka interes për zhvillimin Himarës, janë të mirëpritur.”, tha Tavo. /Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...