Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë sesionit pranveror ka vijuar punën e tij konform funksioneve kushtetuese, duke miratuar ligje, rezoluta, deklarata, rekomandime si dhe duke trajtuar çështje e problematika me interes qytetar.
Kështu gjatë këtij sesioni pranveror Kuvendi ka mbajtur gjithsej 22 seanca, gjatë të cilave ka miratuar 36 ligje, përfshirë këtu marrëveshjet ndërkombëtare. Po ashtu Kuvendi ka miratuar shtatë rezoluta, gjashtë rekomandime, një deklaratë dhe një statut.
Sipas rolit të tij mbikëqyrës Kuvendi ka adresuar 110 pyetje për anëtarë të kabinetit qeveritar.
Janë mbajtur gjithashtu 12 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 138 vendime, janë nxjerrë 17 përfundime dhe janë miratuar tri rregullore të brendshme.
Komisionet parlamentare kanë mbajtur gjithsej 185 mbledhje, duke u propozuar seancës për shqyrtim 43 projektligje dhe 736 amendamente. Komisionet parlamentare kanë shqyrtuar gjithashtu 15 raporte të institucioneve të pavarura./Arbresh.info

Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas arritjes së një...
“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri i jep fund lidhjes me Va...
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të populls...