Xherdan Shaqiri i është bashkuar në stërvitje skuadrës së Chicago Fire.
Trajneri Frank Klopas e ka mirëpritur Shaqirin, ndërsa shpreson ta ketë sa më shpejtë në dispozicion.
“Gjëja e mirë është që po kthehen disa djem të shëndetshëm ose të disponueshëm për lojë, por jo për ndeshjen e Kupës së Ligës. Uroj të jemi në finale të Kupës së Ligës që t’i kemi në dispozicion të gjithë lojtarët sepse kemi nevojë për të gjithë”, ka thënë trajneri Klopas.
Ai nuk do të paraqitet në Kupën e Ligës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Tolucas të premten.
Shaqiri u largua nga Chicago në qershor për t’i bashkuar Zvicrës në përgatitje për Evropianin që u zhvillua në Gjermani.
32-vjeçari me Chicagon ka kontratë deri në fund të vitit. Ai mund të kthehet të luajë sërish në Evropë nga janari i vitit të ardhshëm./ge
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...