Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një statusi në Facebook, ka dhënë këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit.
Tutje, ata kanë bërë të ditur simptomat e kafshimit të gjarpërinjve, duke cekur se simptomat tipike janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit.
Postimi i plotë:
Këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit
Shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. Vetëm rreth 15% e gjarpërinjve në mbarë botën mund të injektojnë helm kur kafshojnë. Këta gjarpërinj quhen helmues. Megjitjatë, kafshimet e gjarpërinjve mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje.
Në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).
Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpëri ndryshon ngjyrën, fryhet ose është e dhimbshme.
Simptomat
Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit.
Pas një kafshimi helmues gjarpri, zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje.
Simptoma të tjera:
Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë.
Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë.
Nëse është e mundur, ndërmerrni sa më parë disa hapa derisa të ju jepet ndihma e parë mjekësore:
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...