Nora dhe Akil Gjakova zhvilluan sot performancat e tyre në Lojëra Olimpike ‘Paris 2024’.
Kampionia Olimpike Nora Gjakova u ndal në garën e parë nga mongolja Enkhriilen Lkhagvatogoo, pasi kosovarja mori tri shido apo vërejtje, shkruan Arbresh.info.
Përkundër motrës së tij kësaj radhe Akili arriti vendin e pestë në Lojëra Olimpike, sukses ky i cili është i miri në historinë e pasluftës në Kosovë në xhudo tek kategoria e meshkujve.
Akili pati mundësinë të fitoj medaljen e bronztë mirëpo humbi nga japonezi Soichi Hashimoto.
Pas mbarimit të garave të familjes Gjakova, trajneri i tyre Driton Kuka pati një reagim në rrjetin social Facebook, ku lartësoi paraqitjen e Akilit teksa theksoi se Nora u paraqit e lënduar në gara.
“Pesë lufta të çmendura dhe të forta.Ishe në çdo element më i mirë në gjysëmfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet. Vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë. Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike,jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën”, ka shkruar ndër të tjera trajneri Driton Kuka.
Gjatë ditës së nesërme Kosovën do ta përfaqësojë në Olimpiadë një tjetër xhudiste e cila është Laura Fazliu.
Kujtojmë se Kosova ka katër medalje olimpike dhe të gjitha nga to i ka sjellur sporti i xhudos./Arbresh.info
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...