Donald Trump paralajmëron se nëse nuk zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, konfliktet në Lindjen e Mesme mund të shkaktojnë një Luftë të Tretë Botërore, siç u shpreh ai në takimin në rezidencën Mar-a-Lago të Floridas me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
“Nëse fitojmë ne, do ta zgjidhim këtë çështje menjëherë. Nëse jo, do të ketë në luftëra të mëdha në Lindjen e Mesme, ndoshta edhe një Luftë të Tretë Botërore. Që tani jemi pranë një Lufte të Tretë më tepër se kurrë, sepse kemi njerëz të paaftë në krye të vendit.”
Kandidati republikan kritikoi ashpër rivalen e tij demokrate Kamala Herris, për të cilën tha se në takimin me Benjamin Netanjahun tregoi mungesë respekti ndaj Izraelit. Në takimin që pati të enjten me kryeministrin izraelit, zv/presidentja amerikane kërkoi fundin e menjëhershëm të luftës në Gaza dhe tha se nuk do të heshte për vrasjen e civilëve të pafajshëm palestinezë nga ushtria izraelite.
Netanjahu vlerësoi marrëdhënien shumë miqësore që dy vendet kanë pasur veçanërisht gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trampit.
Ndërkaq, Kamala Herris nënshkroi zyrtarisht pjesëmarrjen në garën presidenciale për kandidaturën demokrate, ndërsa pritet që kandidatura e saj të zyrtarizohet në Konventën e 19 Gushtit./Tv Klan
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...