Thiago Alcantara u tërhoq nga futbolli në fundin e sezonit që lamë pas. Ish-mesfushori edhe pse vetëm 33-vjeçar, vuajti dëmtimet e shumta dhe vendosi ta mbyllë futbollin me Liverpoolin. Megjithatë, Thiago pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Barcelona dhe tashmë ai është rikthyer sërish në shtëpinë e tij.
Thiago, do të jetë pjesë e stafit teknikt të trajnerit Hansi Flick, ndërsa ëndrra e tij është që një ditë të veshë kostumin e trajnerit dhe të drejtojë skuadrën blaugrana. Kujtojmë se Thiago Alcantara ka punuar me Hansi Flick, kur spanjolli aktivizohej me Bayern Munich në vitet 2019-2021, teksa dyshja shijoi shumë suksese në atë epokë me bavarezët.
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...