Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën C-32, pranë Barcelonës. Pamjet e aksidentit që tregojnë një autobus të përplasur në hyrjen e një tuneli kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa nga 60 pasagjerë që ndodheshin në mjet, 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Në momentin e aksidentit autobusi po udhëtonte midis qyteteve Santa Susanna dhe Palafolls. Autobusi ka humbur kontrollin në hyrje të tunelit dhe është përplasur me murin anësor, me mjetin që ka ngecur në pozicion vertikal.
Autobusi po transportonte 60 punëtorë të Inditex nga Barcelona në magazinat në pronësi të kompanisë në Tordera.
Për të ndihmuar në aksident janë aktivizuar 24 ekipe zjarrfikëse dhe dy helikopterë. Shërbimet e urgjencës kanë vazhduar me evakuimin e të gjithë pasagjerëve, pa të dhëna për viktima për momentin .
Siç njofton Departamenti i Shëndetësisë në Katalonjë, janë tre persona në gjendje kritike, njëri prej tyre shoferi, të cilët janë transferuar me helikopterë mjekësorë në spitale të ndryshme. Tre persona të tjerë janë transferuar në gjendje më pak të rëndë në Mataró, ndërsa ndihmë mjekësore kanë marrë 52 persona.
Autostrada C-32 është ende e mbyllur midis Pineda de Mar dhe Tordera në drejtim të Gironas.
/abcnews.al
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...