Lazio nuk po arrin dot te Mason Greenwood, për shërbimet e të cilit ofron 25 mln euro dhe një përqindje në rast shitjeje në të ardhmen. Por Manchester United nuk heq dorë nga kërkesa për 30 milionë euro.
Sulmuesi anglez pëlqehet edhe nga Napoli e Juventusi në Serie A. Në kushte të tilla, drejtuesit e Lazios kanë hedhur sytë nga Jobe Samuel Patrick Bellingham, pjesë e Sunderland në Championship.
Vëllai i vogël i “yllit” Jude Bellingham, aktivizohet në rolin e mesfushorit të avancuar. Por mund të luajë edhe si mesfushor dhe qendërsulmues.
18-vjeçari vlerësohet me një çmim rreth 15 mln euro. Kalimi te Lazio do të ishte eksperienca e parë e tij jashtë ishullit. Aty ku deri tani ka luajtur me Birmingham dhe Sunderland./Ss
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...