Personi i zhdukur në Bjeshkët e Nemuna është gjetur i vdekur. Ai është R.K i lindur në vitin 1954.
Këtë e ka konfirmuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, përmes një komunikate.
Indjeri dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur “Kërshi i Jedovës” duke marrë lëndime vdekjeprurëse
“Në orët e vona të datës 14.07.2024 ShKShMK ka pranuar thirrje për një rast të zhdukjes në Bjeshkët e Nemuna, Gropat e Erenikut. Një skuadër e të ShKShMK e përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit menjëhërë pas thirrjes së pranuar. Pas disa orë kërkimesh duke u bazuar në informacion dhe gjetjen e gjurmëvë është orientuar kërkimi në vendin e dyshuar. Me agimin e diellit është mundësuar edhe lëvizja në terrenin shkëmbor, ku shpejt është lokalizuar trupi i pajëtë i R.K (1954)”.
“Sipas mekanizmës së aksidentit dhe informacioneve, i ndjeri dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur “Kërshi i Jedovës” duke marrë lëndime vdekjeprurëse. Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët e zonës. Ngushëllime të thella familjarëve. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në realizimin me sukses të këtij misioni”, thuhet në njoftim.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...