Aleanca Kosovare e Bizneseve e kundërshton vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që ndalon automjetet transportuese dhe komerciale me peshë mbi 7.5 t nga data 14 korrik deri më 31 korrik të 2024,nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Në reagimin e AKB-së thuhet se ky kufizim është jo i analizuar mirë dhe do te këtë pasoja negative në ekonomin vendore dhe ndërkombëtare me rritjen e kostos së transportit, rritjen e kostos së logjistikës shkarkuese dhe ngarkese të mallrave si dhe rritjen e çmimeve për shërbime dhe produkte.
Kryetar i AKB-ës, Agim Shahini, thotë se Ministria e Infrastrukturës duhet të rrit kriteret e kualitetin të ndërtimit të rrugëve dhe asfaltit, kualiteti i përballon edhe temperaturës së lartë edhe asaj të ulët e jo të ndalon qarkullimi e automjeteve komercial sepse kjo do të krijojë humbje të madhe ekonomik për bizneset kosovare, thuhet në reagimin e AKB-së./rtk
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...